Monday, October 28, 2013

Payza

Shenim: 1. Zakonisht tekstet me ngjyre te kuqe jane lidhje qe te cojne ne faqe te tjera te ketij blogu ose ne blog-e/website te tjera.
2. Ndonjehere informacioni ne foto nuk dallohet qarte,mbaj shtypur ctrl ne tastjere dhe kliko mbi foton per ta hapur ne nje faqe tjeter. Kliko perseri mbi foton dhe ajo do te shfaqet ne versionin origjinal,duke e qartesuar informacionin qe ndodhet aty.

Sigurisht pjesa me e bukur e punes online eshte te marresh shperblimin per punen e kryer. Perpara se parate te kalojne ne llogarine tone bankare,ose karten e kreditit,ato do te kalojne njehere ne procesorin e pagesave. Procesoret qe mundesojne depozitimin dhe terheqjen e parave ne Shqiperi jane Payza dhe PayPal.


Cfare eshte Payza?

Payza eshte procesori i pagesave,ndermjetesi midis websiteve ku ne punojme dhe llogarise tone bankare ose kartes se kreditit. 


Pervec eToro,qe mundeson dhe pagesa direkte ne llogarine bankare nepermjet Wire Bank Transfer,sitet e tjera te permendura ne kete blog e kane te domosdoshme perdorimin e nje ndermjetesi per te procesuar pagesat. 


Payza eshte nje nder procesoret e pagesave me te medhenj ne bote,i disponueshem gjithashtu edhe ne Shqiperi.
Menyrat e depozitimit dhe terheqjes se parave ne Payza,te vlefshme ne Shqiperi,jane: 
a).Wire Bank Transfer - Jane transferta direkte ne llogarine bankare. Cdo transferte kryhet brenda disa ditesh dhe ka nje tarife prej 20$.
b).Credit Card - Transfertat kryhen nepermjet nje karte krediti. Tarifa e sherbimit ne kete rast eshte 3.5% dhe transferta kryhet shume me shpejt se Wire Bank Transfer. Nga karta e kreditit parate mund te terhiqen ne cdo ATM te botes qe ka logon perkatese te kartes.


Si te krijoj nje llogari ne Payza?

1. Krijo nje email ne Gmail

Meqenese llogaria ne Payza eshte e nje rendesie te vecante,duhet qe te krijoni nje email specifik per te dhe vetem per te. Sigurohuni qe adresa e email-it te mos kete asnje lidhje me emrin tuaj,ose me ndonje te dhene tuajen personale qe mund te coje ne zbulimin e adreses.

Psh nese emri yt eshte Alban Skenderaj nje adrese qe nuk duhet perdorur eshte 
albanskenderaj@gmail.com , skenderajalban@gmail.com , alban1987@gmail.com etj. Nje adrese e sigurte email-i qe mund te perdoret eshte ju56vbrti99dd@gmail.com. Mbani mend qe kjo adrese do te perdoret vetem per procesorin e pageses dhe per te terhequr parate nga sitet ku punon. Mos e perdor kete email per rregjistrime online,apo qofte dhe per kontakt. Gjithashtu fjalekalimi i kesaj adrese duhet te jete i forte dhe ti perkase vetem kesaj adrese. Fjalekalimi duhet te jete i ndryshem nga fjalekalimi i llogarise ne Payza.

Email-i qe sapo krijuat do te vendoset ne fushat perkatese te secilit website ne kete blog. Per cdo depozitim ose terheqje parash nga keto website,do te perdoret ky email.


2. Kliko ketu,ose ne banerin poshte per te krijuar tani nje llogari ne Payza!


3. Kliko butonin Sign Up!
Payza - Kliko butonin Sign Up


4. Kliko butonin "Select" poshte "Personal Pro"!
Payza - Kliko butonin Select poshte Personal Pro


5. Pas kesaj duhet te plotesojme informacionet personale(shih fig). Per ta zmadhuar me shume foton mbaj shtypur ctrl dhe kliko mbi te. Fotoja do te hapet ne nje faqe tjeter,klikoje perseri dhe ajo do te shfaqet ne versionin origjinal.
Payza - Formulari i rregjistrimit (Hapi 1)


6. Tani duhet te plotesojme te dhenat e llogarise. Ndiq udhezimet ne foto!
Payza - Formulari i rregjistrimit (Hapi 2)


7. Mbaroi dhe rregjistrimi ne Payza. Tani do t'ju dergohet nje email,i cili permban nje link verifikimi. Klikoje ate link dhe nese keni bere cdo gje ne rregull rregjistrimi perfundon me sukses.


Si te verifikoj llogarine time ne Payza?


Ka dy menyra per te verifikuar llogarine ne Payza:

1. Nepermjet Wire Bank Transfer.

2. Nepermjet nje karteje debiti ose krediti.



Ne menyren e pare duhet te depozitoni ne Payza nje shume mbi 50$ nepermjet nje Wire Bank Transfer. Kjo transferte do te niset ne Payza ne procesin e verifikimit. Sigurohuni qe te ndiqni me kujdes udhezimet qe Payza ju jep dhe te vendosni te dhenat e sakta te saj ne formularin e Wire Bank Transfer. Pasi te beni transferten ne banken tuaj lokale,duhet ti beni nje foto formularit origjinal dhe t'ia dergoni me email Payza,sic tregohet tek udhezimet e saj. Kjo menyre eshte me pak e leverdisshme ne Shqiperi per depozitim/terheqje parash nga Payza,sepse ka tarifa te larta dhe transferta mund te vonohet disa dite.


Menyra me e lehte dhe me e leverdisshme per verifikimin e Payza dhe per terheqje/depozitime,eshte menyra e dyte,pra nepermjet nje karte krediti ose debiti.
Nese ke nje karte krediti atehere mund ta perdoresh pa problem per verifikimin e Payza dhe per transaksione te tjera online. Nese nuk ke mundesi te sigurosh nje atehere gjerat fillojne te behen interesante. Kjo fale fibank e cila ofron karte debiti nderkombetare,e cila mund te perdoret online per blerje/shitje dhe si rrjedhim edhe per verifikimin e PayPal dhe Payza.
Per me shume shih http://fibank.al/sections/cards/.

Te marresh nje karte debiti tek fibank eshte shume e thjeshte,mjafton te marresh me vete nje dokument identifikimi dhe te besh aplikimin. Karten do te mund ta marresh pas 3 ditesh biznesi. Mund te zgjedhesh ta marresh ne Lek ose Euro. Ki parasysh kur ta marresh karten te depozitosh ne te 5 mije Lek te vjetra(nese karta eshte ne Lek),ose 5 Euro(nese karta eshte ne Euro).

Kjo shume do te vleje per aktivizimin e kartes se debitit dhe me pas per verifikimin e Payza dhe PayPal.

Supozojme se e keni marre tashme karten e debitit dhe keni ndjekur udhezimet e mesiperme. Tani te shohim si veprohet per te vendosur te dhenat e kartes ne Payza:

1. Kycu ne Payza.

2. Kliko butonin e madh jeshil My Payza Account dhe pastaj My Credit Cards.
Payza - Kliko butonin My Payza Account dhe My Credit Cards

3. Ne faqen pasardhese vendos te dhenat e kartes si vijon:

First Name - Lere sic eshte. Ki parasysh qe emri dhe mbiemri qe keni ne llogarine e Payza duhet te perputhet saktesisht me emrin dhe mbiemrin ne karten e debitit. Nese keto nuk perputhen mund te ndodhe qe Payza t'ju limitoje llogarine,ose ne rastin me te keq te mos ju lejoje qe ta vendosni kete karte,keshtu qe sigurohuni qe emri dhe mbiemri te perputhet. Nese nuk perputhet,atehere duhet te krijoni nje llogari tjeter ne Payza me emrin dhe mbiemrin e shenuar ne karten e debitit.

Card Number - Vendos 16 shifrat qe ndodhen siper kartes.

Expiration Date - Vendos daten e skadimit te kartes ne formatin Muaji / Viti. Data e skadimit ndodhet siper kartes aty ku lexon VALID THRU.

Ne fund kliko butonin Next.
Payza - Si te vendosesh te dhenat e kartes se kreditit ose debitit

4. Ne vazhdim sheno: By checking this box,I agree to this terms and conditions. Kjo tregon qe ju i keni lexuar dhe pranuar kushtet e sherbimit.
Kliko butonin Submit.
Payza - Sheno rregullat e sherbimit(terms of service) dhe kliko butonin submit


Karta u vendos me sukses ne Payza,tani duhet te vertetojme qe eshte jona(duhet t'a verifikojme).
Limiti yne i shpenzimit,tani qe vendosem karten,eshte 500$ ne muaj. Pasi te verifikojme karten ky limit rritet ne 1000$ ne muaj.

Tani kliko butonin .Validate credit card
Payza - Kliko butonin Validate credit card



Ne faqen qe do te hapet kliko butonin Validate Card.
Payza - Kliko butonin Validate Card


Ne vazhdim kliko butonin jeshil Validate your Credit Card,nen Validate by Charge.
Payza - Kliko butonin Validate your Credit Card

Vendos kodin CSV/CVV. Ky kod eshte tre shifror dhe jane tre shifrat e fundit te numrit 7 shifror pas kartes. Shihni numrin pas kartes,tre shifrat e fundit eshte kodi CSV/CVV.
Sheno By checking this box,I agree to a charge of a maximum of $2.00 USD for Credit Card Validation,to be refunded to my Payza E-Wallet.
Kliko butonin Next.
Payza - Vendos kodin CSV CVV prano rregullat e sherbimit dhe kliko Next


Prit disa sekonda dhe ndiq udhezimet e metejshme te Payza...
Nese cdo gje ka shkuar ne rregull,Payza do te marre prej jush 1$-2$ shume e cila do te rimbursohet ne llogarine tuaj ne Payza. Ne deklaraten e kesaj transferte Payza do te dergoje dhe shumen qe ka marre prej kartes,te cilen pasi ta marresh ne degen lokale te fibank,ose bankes ku ke marre karten e kreditit,duhet ta vendosesh ne llogarine tende ne Payza.

Ok,kjo ishte. Shpresoj qe cdo gje te kete shkuar mire dhe llogaria juaj te verifikohet me sukses. Nese keni ndonje problem mos ngurroni te pyesni.




Terma te tjere: Payza si hapet ne Shqiperi,how to wire money,send receive money,cashout,terhiq,bli,shit,online,produkte,pagese,pagesa,paguaj,depozita bankare,money wire,pay online,get paid,withdraw,exchange,egopay,paypal,sending,payment on line,online,legit,scam,review,mashtrim apo e ligjshme,genuine,paguan,merchant account,bank transfer,bank to bank transfer,europe,international,nderkombetar,porosit,sherbime,oferta,kerkesa,tarifa,oferte,punsim,punesim,kerkoj pune,ofroj pune,oferta pune,ofert pune,kompani,shqiptare,te huaja,ndertesa,real estate,banke,kredi,shtepi,mobilim,arredim,si mund te hap nje llogari bankare.




<<<LinkGrand                                                                                       PayPal>>>

3 comments:

  1. desha te pyes e kam nje llogari ne payza por nuk shoh bilancet e terhequra nga exellentbux.net pse me ndodh kjo a ka menyre tjeter per ti pare keto bilance faleminderit

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ndjese per pergjigjen teper te vonuar.

      Ndoshta ajo faqe nuk paguan, prandaj nuk te jane shfaqur parate ne Payza. Hetoje mire ate faqe nese paguan apo jo.

      Delete
  2. Pershendetje. Si behet trasferta nga payza ne numrin e llogarise time. Apo ajo shkon

    ReplyDelete