Saturday, May 11, 2013

Keshilla per nje navigim te sigurte ne internet

Bota e internetit eshte sa fantastike aq dhe e pasigurte. Ka shume persona qe duan te perfitojne ne menyre te padrejte nga puna e dikujt tjeter,ka persona qe do te perpiqen te na vjedhin kredencialet thjesht sepse eshte gallate dhe sepse ata munden. Qe te mbroni investimin dhe kohen e harxhuar duke punuar ne internet,meposhte do t'ju tregoj disa hapa te rendesishem per nje navigim te sigurte. Ky do te jete si nje protokoll te cilin duhet ta zbatoni rigorozisht sa here qe navigoni ne internet. Do te supozojme se jeni te punesuar ne internet tashme...

1. Instalo nje antivirus.
Gjeja kryesore dhe me e rendesishme qe duhet te beni eshte qe te shkarkoni dhe instaloni nje antivirus te fuqishem,nje version full te tij dhe jo free. Pse? Sepse versioni free(falas) nuk i ofron te gjitha mundesite e ruajtjes qe ofron nje version full. Versioni free eshte i limituar dhe nuk i kap te gjitha llojet e viruseve,ndersa versioni i plote permban antivirus, antispyware, antiadware, skanon trafikun, antispam, pra pothuajse gjurmon cdo menyre me ane te ciles nje virus mund te gjeje nje dobesi ne sistemin tone.

Antiviruse te mira qe une do sugjeroja jane Nod32, Kaspersky, Avast Internet Security, Panda Cloud Antivirus(lidhet me databazen ne serverat e Panda-s kur ben skanim), etj.

Tani qe e kemi nje antivirus te instaluar duhet ti bejme cdo dite rifreskim(update) dhe jo me pak se njehere ne jave skanim total kompjuterit.


2. Instalo USB Disk Security.
Ky eshte nje program qe do te skanoje automatikisht nje FLASH Drive,ne moment qe e vendosni ate ne kompjuter dhe nuk do te lejoje kalimin e nje virusi ne sistem.


3. Instalo nje version Genuine te Windows-it.
Kompania nga e cila keni blere Windows-in do t'ju rifreskoje Sistemin Operativ me programet me te fundit per mbrojtjen kunder cdo kercenimi. Nese nuk e keni Windows-in Genuine do te perfitoni vetem nje pjese te vogel te ketyre rifreskimeve.


4. Rifresko Windows Defender.
Nese ne kompjuter ke te instaluar Windows Vista, Windows 7 apo Windows 8, ke te instaluar dhe nje antispyware shume te fuqishem qe eshte Windows Defender. Sigurohu qe ta rifreskosh kete program cdo dite dhe te besh skanim total te PC te pakten nje here ne jave.


5. Kujdes cfare websitesh viziton dhe cfare gjerash shkarkon.
Nje numer i madh virusesh sot shperndahen nepermjet websiteve prandaj duhet te kesh kujdes se cilat website viziton. Nese shkarkon dicka nga interneti sigurohu qe ta skanosh para se ta hapesh. Mund te ndodhe qe antivirusi te mos gjeje gje ne filin qe shkarkuar,eshte shume e keshillueshme qe ti beni nje skanim online ne virustotal.com.


6. Perdor gjithmone Gmail per email-et e tua.
Ka disa arsye per kete te cilat shpjegohen ne faqen Email te ketij blogu.


7. Perdor te pakten 6 emaile te ndryshme:
Nje per kontakt,nje per PayPal, nje per Payza, nje per websitet ku punon(mund ta perdoresh dhe per blogun nese e ke nje te tille), nje per faqet sociale ku je i rregjistruar dhe si perfundim nje per rregjistrime ne forume ose faqe te ndryshme ne internet,rrezikshmeria e te cilave eshte pak me e madhe. Pra idea eshte qe keto emaile te jene te izoluara nga njera tjetra dhe te perdoren vetem per qellimet specifike te paracaktuara. Duhet te keni kujdes qe keto emaile te mos kene lidhje me emrin tuaj ose ndonje te dhene tjeter qe do conte ne zbulimin e tyre. Shembull: Supozojme se emri juaj eshte Petrit Lulo,do ishte gabim nese emailin do ta kishit petritlulo@gmail.com pasi eshte shume i lehte per tu gjetur dhe gjetja e emailit eshte gjysma e punes(kjo nuk vlen per emailin e kontaktit). Nje email qe do ishte i veshtire per tu gjetur ne kete rast do te ishte psh jbr34tb@gmail.com.


8. Asnjehere mos kliko linke te ndonje emaili qe ndodhet ne folderin Spam ose linke qe te dergohen nga persona te panjohur ne rrjetet sociale etj.
Mund te ndodhe qe disa emaile mund t'ju vijne gabimisht ne folderin Spam,gjithsesi mos klikoni linke aty nese nuk besoni qe burimi eshte i sigurte. Nese nuk jeni i sigurte per sigurine e nje linku mund ti beni atij skanim ne virustotal.com.


9. Perdor fjalekalim te forte dhe te ndryshem ne cdo website qe rregjistrohesh. 
Nje fjalekalim i forte eshte ai qe ka te pakten nje numer,shkronje te madhe,shkronje te vogel dhe nje karakter special. Nje fjalekalim forte do te ishte psh D*96^%$>mTys@(asnjeri te mos e perdore passwordin e ketij shembulli) .
Keto lloje fjalekalimesh jane shume te veshtira,ne mos te pamundura per tu gjetur. Edhe sikur t'ju bejne nje Brute Force Attack do te duheshin vite per ta gjetur kete fjalekalim. Per te pare sa i sigurte eshte fjalekalimi yt shih https://www-ssl.intel.com/content/www/us/en/forms/passwordwin.html.
Ne cdo website qe rregjistrohesh online perdor gjithmone fjalekalime unike dhe te ndryshme nga njeri-tjetri.
Shpeshhere kredencialet vidhen nga administratore forumesh apo websitesh te ndryshem ku rregjistrohemi. Kjo ndodh sepse perdorim te njejtat fjalekalime si per emailet ashtu dhe per forumet ku rregjistrohemi.


10. Shmang shtypjen e emaileve dhe fjalekalimeve ne tastjere.

Kjo do t'ju mbroje nga viruset te quajtur Keylogger,qe nuk jane tjeter vecse programe kompjuterike qe rregjistrojne cdo tast qe ju shtypni. Perdor tastjeren virtuale per te shtypur emailin ose fjalekalimin ose nje program qe e ben kete me nje te klikuar te butonit. Program shume i mire per ruajtjen e emaileve dhe passwordeve eshte Roboform,i cili ka dhe nje version Lite qe instalohet si addon ne browser.


11. Nderroji fjalekalimet  nje here ne disa muaj.
Kjo do ta shtoje akoma me shume sigurine tuaj,duke supozuar qe jeni nen Brute Force Attack



12. Mos i beso askujt dhe mos ndaj informacione konfidenciale me te tjeret ne asnje rast.
Mbase po e teproj paksa ketu por eshte shume e rendesishme qe te pakten online te mos i besoni askujt,qofte dhe nje te afermi,sepse asnjehere nuk jeni 100% i sigurte qe llogaria e tij nuk eshte kompromentuar dhe po perdoret nga dikush tjeter. Ne jeten e perditshme sigurisht qe ka njerez qe mund ti besojme.

Kujdesi nuk eshte asnjehere i tepert,sidomos online.

No comments:

Post a Comment