Monday, October 28, 2013

Email

Shenim: 1. Zakonisht tekstet me ngjyre te kuqe jane lidhje qe te cojne ne faqe te tjera te ketij blogu ose ne blog-e/website te tjera.
2. Ndonjehere informacioni ne foto nuk dallohet qarte,mbaj shtypur ctrl ne tastjere dhe kliko mbi foton per ta hapur ne nje faqe tjeter. Kliko perseri mbi foton dhe ajo do te shfaqet ne versionin origjinal,duke e qartesuar informacionin qe ndodhet aty.

Shenim: Nese e keni nje email ne gmail nuk ka asnje problem nese e perdorni kur te rregjistroheni ne webfaqet e permendura ne kete blog.


Pothuajse ne cdo rregjistrim qe behet online kerkohet nje email. Kjo eshte nje menyre per te siguruar autenticitetin e llogarise dhe per te komunikuar me personin. Sugjerohet qe ky email te hapet ne gmail.com


Pse Gmail dhe jo Hotmail apo Yahoo?

Ka shume arsye perse do te zgjedhim te krijojme nje email ne Gmail.com dhe jo ne Hotmail.com apo Yahoo.com. Do te permendim vetem tre prej tyre qe jane dhe me te rendesishmet:

  • Ne Gmail ka me pak mundesi qe email-et qe ju dergohen te shkojne ne folderin spam dhe ne rastin me te keq te mos ju vijne fare.
  • Gmail ofron shume me shume hapesire,rreth 10GB,ku mund te ruani email-et qe ju vijne,foto,kenge,filma etj. Hotmail dhe Yahoo ofrojne vetem nje fraksion te kesaj hapesire.
  • E fundit por jo nga rendesia,Gmail ofron nje nga elementet me te sigurte te mbrojtjes se llogarise nga hakerat. Nese dikush arrin t'ju marre email-in dhe fjalekalimin,ai nuk do te mund te futet dot ne te pa futur nje kod te dyte qe dergohet nga Google me ane te nje telefonate apo sms-je,ne telefonin tend. Ky sherbim eshte opsional dhe aktivizohet pasi te jeni kycur ne llogari.


Si te krijoj nje llogari Email-i ne Gmail?


1. Fillimisht shkoni ne gmail.com.

2. Klikoni butonin e kuq CREATE AN ACCOUNT siper ne te djathte(shih foton).
gmail-kliko butonin CREATE AN ACCOUNT


3. Ndiqni udhezimet sic tregohen ne figuren e meposhtme(mbani shtypur ctrl dhe klikoni mbi foton per t'a hapur ne nje faqe tjeter dhe aty klikoni mbi te qe t'a zmadhoni).
Gmail-Formulari i rregjistrimit


4. Ka gjasa qe krijimi i email-it perfundoi,megjithate mund te ndodhe qe gmail t'ju kerkoje qe te verifikoni llogarine tuaj. Ata mund t'ju dergojne nje kod 5 shifror me ane te nje telefonate ose sms-je. Ndiqni instruksionet e tyre dhe gjithshka do te jete ne rregull.



<<<PayPal                                                                                               Trafik>>>

No comments:

Post a Comment